If you have already registered, please click here to login Login
[gtranslate]

Në përkujtim të Përvjetorit të vitit të 10-të të Misionit Jezusi për Njerëzimin, neve na është kërkuar që të lusim për të zbutur efektet e Pandemisë së Covid 19 dhe gjithçka që do ta ndjekë atë. Neve gjitashtu na kërkohet që të lutemi për shpëtimin e shpirtrave. Për një periudhë prej pesë javësh, duke filluar nga data 10 Nëntor, neve na kërkohet që të lutemi për këto dy qëllime specifike çdo ditë në orën 3pm me orën lokale. Lutjet minimale që ne duhet të lusim janë: Lutja e orës 3, Kurorëza e Mëshirës Hyjnore, si dhe Lutjet Ditore Bazë. Çdo ditë në orën 3pm, le ta vizitojmë të gjithë së bashku këtë faqe dhe të lutemi me pjesën tjetër të Ushtrisë së Mbetur në mbarë botën duke i bërë play videos së mëposhtme të Lutjeve Ditore Bazë:

Ati ynë

Ati Ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri Yt; Ardhtë Mbretëria Jote; U bëftë vullnesa Jote si në qiell, ashtu në tokë. Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë; e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen.

Lutja e Shën Mikael Krye-engjëllit

Shën Mikael, Krye-engjëll, na mbro ne në betejë, bëhu mbrojtja jonë kundër ligësive dhe kurtheve të djallit. Që Hyji ta qortojë atë, me përulësi ne lutemi dhe që ti O Princ i Ushtrisë Qiellore, me Fuqinë e Hyjit, ta hedhësh në Ferr Satanin dhe të gjitha frymët e liga që enden nëpër botë duke kërkuar rrënimin e shpirtrave. Amen.

Lutja e Vulës së Hyjit të Gjallë – Lutja e Kryqëzatës 33

 O Hyji im, Ati im i Dashur, unë e pranoj me dashuri dhe mirënjohje Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes. Hyjnia Jote e mbështjell trupin dhe shpirtin tim përjetësisht. Unë përkulem në falënderim të përulur dhe e ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë tek Ti, Ati im i Dashur. Unë të lutem Ty të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë dhe unë e kushtoj jetën time në shërbimin Tënd në shekuj të shekujve. Unë të dua Ty, Atë i Dashur. Unë të ngushëlloj Ty në këto kohë, Atë i Dashur. Unë të ofroj Ty Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd fort të Dashur, në shpërblim për mëkatet e botës dhe për Shpëtimin e gjithë fëmijëve të Tu. Amen.

Dhuratë për Faljen e Plotë të mëkateve – Lutja e Kryqëzatës 24

O Jezusi im, Ti je Drita e Tokës. Ti je Flaka që i prek të gjithë shpirtrat. Mëshira dhe Dashuria Jote nuk njohin kufi. Ne nuk jemi të denjë për Sakrificën që Ti bëre me vdekjen Tënde në Kryq, dhe prapë ne e dimë se Dashuria Jote për ne është më e madhe se dashuria që ne mbajmë për Ty. Na dhuro, O Zot, Dhuratën e përulësisë, që ne ta meritojmë Mbretërinë Tënde të Re. Na mbush me Shpirtin e Shenjtë, që ne të mund të marshojmë përpara dhe të udhëheqim Ushtrinë Tënde për të shpallur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë dhe të përgatisim vëllezërit dhe motrat tona për Lavdinë e Ardhjes Tënde të Dytë në Tokë. Ne të nderojmë Ty. Ne të Lavdërojmë Ty. Ne të ofrojmë veten tonë, shqetësimet tona dhe vuajtjet tona si një dhuratë për Ty, për të shpëtuar shpirtrat. Ne të duam Ty, Jezus. Ki Mëshirë për të gjithë fëmijët e Tu, kudo që të jenë. Amen.

Për të Bekuar dhe Mbrojtur Grupin tonë të Kryqëzatës së Lutjes – Lutja e Kryqëzatës 96

O Jezusi im më i dashur, të lutem na Beko dhe na Mbro ne, Grupin Tënd të Kryqëzatës së Lutjes, që të bëhemi të paprekshëm ndaj sulmeve të liga të djallit dhe të çdo shpirti tjetër të lig që mund të na mundojë në këtë Mision të Shenjtë për të shpëtuar shpirtrat. Le të qëndrojmë besnikë dhe të fortë, ndërsa ngulmojmë për të ruajtur Emrin Tënd të Shenjtë para botës dhe kurrë të mos heqim dorë në përpjekjen tonë për të përhapur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë. Amen.

Dhurata ime për Jezusin për të shpëtuar shpirtrat – Lutja e Kryqëzatës 1

Më i dashuri Jezusi im, Ti që na do ne aq shumë, më lejo mua në mënyrën time të përulët të ndihmoj për të shpëtuar shpirtrat e Tu të çmuar. Ki Mëshirë për të gjithë mëkatarët, pavarësisht se sa rëndë ata të ofendojnë Ty. Më lejo mua që përmes lutjes dhe vuajtjes, të ndihmoj ato shpirtra që mund të mos i mbijetojnë Paralajmërimit për të kërkuar një vend pranë Teje në Mbretërinë Tënde. Dëgjoje lutjen time, O Jezus i ëmbël, për të të ndihmuar Ty t’i fitosh ato shpirtra që Ti i dëshiron me ëndje. O Zemra e Shenjtë e Jezusit, unë të premtoj besnikërinë time ndaj Vullnetit Tënd Më të Shenjtë në çdo kohë. Amen.

Lutje për të shmangur luftën, urinë dhe persekutimin fetar – Lutja e Kryqëzatës 30

O Ati im i Përjetshëm, Hyji Krijues i Universit, në Emër të Birit Tënd të Shtrenjtë, unë të lutem Ty që të na bësh të të duam Ty më shumë. Na ndihmo të jemi të guximshëm, të patrembur dhe të fortë përballë vështirësive dhe pranoji sakrificat tona, vuajtjet dhe sprovat tona si një dhuratë përpara Fronit Tënd për të shpëtuar fëmijët e Tu në Tokë. Zbuti zemrat e shpirtrave të papastër. Hapi sytë e tyre ndaj të Vërtetës së Dashurisë Tënde, që të mund të bashkohen me të gjithë fëmijët e Tu në Parajsën në Tokë që Ti me dashuri e ke krijuar për ne sipas Vullnetit Tënd Hyjnor. Amen.

Një Betim për Besnikëri ndaj Vullnetit Hyjnor – Lutja e Kryqëzatës 59

O Hyji Më i Larti, O Ati Qiellor, unë të betohem Ty për besnikërinë time të fortë për të nderuar dhe për t’u bindur Ty në gjithçka që ka lidhje me Vullnetin Tënd Hyjnor në Tokë. Unë – përmes Gjakut të Shenjtë të Birit Tënd të vetëm-lindur – Mesisë së Vërtetë, – të ofroj Ty mendjen, trupin dhe shpirtin tim, në emër të gjithë shpirtrave, që ne të bashkohemi si një në Mbretërinë Tënde Qiellore që do të vijë, në mënyrë që Vullneti Yt Hyjnor të kryhet në Tokë, ashtu si është në Qiell. Amen.

Lutje drejtuar Hyjit Atë për të pranuar Vullnetin e Tij Hyjnor – Lutja e Kryqëzatës 69

Hyji Atë i Gjithëpushtetshëm, unë e pranoj Vullnetin Tënd Hyjnor. Ndihmoji fëmijët e Tu që ta pranojnë atë. Ndaloje Satanin që të mos e mohojë të drejtën e fëmijëve të Tu ndaj trashëgimisë së Atit të tyre. Kurrë mos na lër të heqim dorë nga lufta për Trashëgiminë tonë në Parajsë. Dëgjoji lutjet tona për të dëbuar Satanin dhe engjëjt e tij të rënë. Unë të kërkoj Ty, Atë i dashur, që ta pastrosh tokën me Mëshirën Tënde dhe të na mbulosh ne me Shpirtin Tënd të Shenjtë. Na udhëhiq për të formuar Ushtrinë Tënde Më të Shenjtë, të mbushur me fuqinë për ta dëbuar bishën përgjithmonë. Amen.

Për dy miliard shpirtra të humbur – Lutja e Kryqëzatës 79

O Jezus i dashur, unë të lutem Ty që të hedhësh Mëshirën Tënde mbi shpirtrat e humbur. Falua atyre refuzimin ndaj Teje dhe përdore lutjen dhe vuajtjen time që Ti, përmes Mëshirës Tënde, të vërshosh mbi ta Hiret që iu nevojiten për të shenjtëruar shpirtrat e tyre. Unë të kërkoj Ty Dhuratën e mëshirës për shpirtrat e tyre. Unë kërkoj që Ti t’ua hapësh zemrat, me qëllim që ata të vijnë tek Ti dhe të kërkojnë Ty t’i mbushësh me Shpirtin e Shenjtë, që të mund të pranojnë të Vërtetën e Dashurisë Tënde dhe të jetojnë me Ty dhe me gjithë familjen e Hyjit përgjithmonë. Amen.

Për të mbështetur fenë dhe besimin në Mesazhin e Hyjit për botën – Lutja e Kryqëzatës 102

Më i dashuri Jezus, kur unë jam poshtë, më ngrit lart. Kur kam dyshime, më ndriço. Kur jam në hidhërim, më trego Dashurinë Tënde. Kur unë kritikoj, më ndihmo të qëndroj i heshtur. Kur unë gjykoj një tjetër në publik, vulosi buzët e mia. Kur unë shpreh blasfemi, në Emrin Tënd, më shëlbo dhe më kthe në Mbrojtjen Tënde. Kur më mungon guximi, më jep shpatën që më nevojitet për të bërë betejë dhe për të shpëtuar shpirtrat që Ti dëshiron. Kur i rezistoj Dashurisë Tënde, më ndihmo të dorëzohem dhe ta braktis vetveten plotësisht nën Kujdesin Tënd dashamirës. Kur unë largohem, më ndihmo që të gjej Udhën e së Vërtetës. Kur e vë në pyetje Fjalën Tënde, më jep përgjigjen që unë kërkoj. Më ndihmo të jem i duruar, i dashur dhe i sjellshëm edhe ndaj atyre që të mallkojnë Ty. Më ndihmo të fal ata që më fyejnë dhe më jep Hirin e duhur për të të ndjekur Ty deri në skajet e Tokës. Amen.

Çliroje këtë shpirt nga skllavëria e bishës – Lutja e Kryqëzatës 104

Më i dashuri Jezus, unë të paraqes Ty shpirtin e vëllait dhe motrës sime, (Emëroni një shpirt këtu.) që e ka braktisur shpirtin e vet tek Satani. Merre këtë shpirt dhe shëlboje atë në Sytë e Tu të Shenjtë. Çliroje këtë shpirt nga skllavëria ndaj bishës dhe silli atij Shpëtimin e Përjetshëm. Amen.

Për t’ia kushtuar fëmijët tuaj Jezu Krishtit – Lutja e Kryqëzatës 111

O Nëna e dashur e Shpëtimit, Unë i kushtoj fëmijët e mi (Emri i fëmijës/fëmijëve këtu) përpara Birit tënd, që Ai të mund t’iu sjelli atyre paqe në shpirt dhe dashuri në zemër. Të lutem, lutu që fëmijët e mi të pranohen në Krahët e mëshirshëm të Birit tënd dhe ruaji ata nga e keqja. Ndihmoji ata të qëndrojnë të vërtetë ndaj Fjalës së Shenjtë të Hyjit, sidomos në kohëra kur janë të tunduar për t’u larguar prej Tij. Amen.

Për Dhuratën e Kthimit në besim – Lutja e Kryqëzatës 115

O Nëna e Shpëtimit, mbuloje shpirtin tim me Lotët e tu të Shpëtimit. Më çliro nga dyshimet. Lartësoje zemrën time, që ta ndjej Praninë e Birit tënd. Më sill paqe dhe ngushëllim. Lutu që me të vërtetë të kthehem në besim. Më ndihmo ta pranoj të Vërtetën dhe hape zemrën time për të pranuar Mëshirën e Birit tënd, Jezu Krishtit. Amen.

Për Dhuratën e Dashurisë – Lutja e Kryqëzatës 129

O Hyj, të lutem më mbush me Dashurinë Tënde. Më ndihmo ta ndaj Dhuratën e Dashurisë me të gjithë ata që kanë nevojë për Mëshirën Tënde. Më ndihmo të të dua Ty më shumë. Më ndihmo t’i dua të gjithë ata që kanë nevojë për Dashurinë Tënde. Më ndihmo t’i dua armiqtë e Tu. Lejo që Dashuria me të cilën Ti më Bekon, të përdoret për të pushtuar zemrat e të gjithë atyre që unë takoj. Me Dashurinë, që Ti e depërton në shpirtin tim, më ndihmo t’i mposht të gjitha ligësitë, të kthej shpirtrat dhe ta mposht djallin dhe të gjithë ata ndjekës të tij të ligj, që përpiqen të shkatërrojnë të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë. Amen.

Për të mbrojtur Misionin e Shpëtimit – Lutja e Kryqëzatës 143

O Nëna e Shpëtimit, mbroje këtë Mision, një Dhuratë nga Hyji, për të sjellë Jetën e Përjetshme tek të gjithë fëmijët e Tij, kudo. Të lutemi ndërhyj në emrin tonë, nëpërmjet Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit, për të na dhënë kurajën që të kryejmë detyrat tona për t’i shërbyer Hyjit në çdo kohë dhe sidomos kur ne vuajmë për këtë arsye. Ndihmo që ky Mision të kthejë miliarda shpirtra, sipas Vullnetit Hyjnor të Hyjit dhe t’i shndërrojë ato zemra të ngurta në shërbëtorë të dashur të Birit tënd. Na jep të gjithë ne që i shërbejmë Jezusit në këtë Mision forcën për të përballuar urrejtjen dhe persekutimin e Kryqit dhe ta mirëpresim vuajtjen që vjen me të, me bujari në zemër dhe me pranim të plotë të çfarë mund të vijë përpara. Amen.

Për Mbrojtjen e Misionit të Shpëtimit – Lutja e Kryqëzatës 155

O Nëna më e dashur e Shpëtimit, dëgjoje thirrjen tonë për mbrojtjen e Misionit të Shpëtimit dhe për mbrojtjen e fëmijëve të Hyjit. Ne lutemi për ata që e kundërshtojnë Vullnetin e Hyjit në këtë moment të madh në histori. Ne kërkojmë që t’i mbrosh të gjithë ata që i përgjigjen thirrjes tënde dhe Fjalës së Hyjit, për të shpëtuar secilin nga armiqtë e Hyjit. Të lutemi, ndihmo të çlirosh ato shpirtra që bien pre e mashtrimit të djallit dhe hapi sytë e tyre ndaj të Vërtetës. O Nëna e Shpëtimit, na ndihmo ne mëkatarët e gjorë të bëhemi të denjë për të marrë Hirin e këmbënguljes në kohën tonë të vuajtjes, në Emër të Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit. Mbroje këtë Mision nga e keqja. Mbroji fëmijët e tu nga persekutimi. Na mbulo të gjithë ne me Mantelin tënd Më të Shenjtë dhe na favorizo me Dhuratën e ruajtjes së Besimit tonë, çdo herë që ne kundërshtohemi sepse flasim të Vërtetën, sepse përcjellim Fjalën e Shenjtë të Hyjit, përgjatë gjithë ditëve tona, tani e përgjithmonë. Amen.

Më mbro nga feja për mbarë botën – Lutja e Kryqëzatës 158

I dashur Jezus, më mbro nga ligësia e fesë së re për mbarë botën, e cila nuk vjen prej Teje. Më ruaj në udhëtimin tim drejt lirisë përgjatë Udhës drejt Mbretërisë Tënde të Shenjtë. Më mbaj të bashkuar me Ty, kur të jem i munduar dhe i detyruar të gëlltis gënjeshtrat që përhapen nga armiqtë e Tu për të shkatërruar shpirtrat. Më ndihmo t’i bëj ballë persekutimit; të qëndroj i vendosur ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit kundër doktrinave të rreme dhe sakrilegjeve të tjera, që mund të më imponohen për t’i pranuar. Përmes Dhuratës së vullnetit tim të lirë, më merr brenda Fushës së Mbretërisë Tënde, për të më mundësuar që të ngrihem dhe ta shpall të Vërtetën, kur ajo të deklarohet të jetë një gënjeshtër. Kurrë mos më lër të lëkundem, të hezitoj, apo të largohem nga frika përballë persekutimit. Më ndihmo të qëndroj i vendosur dhe i palëkundur ndaj të Vërtetës, për sa kohë të jetoj. Amen.

Lutja e Paqes për Kombet – Lutja e Kryqëzatës 164

O Jezus më sill mua paqen. Silli paqen kombit tim dhe gjithë atyre kombeve të dërrmuara prej luftës dhe përçarjes. Mbille farën e paqes mes atyre zemrave të ngurta që shkaktojnë vuajtje tek të tjerët në emër të drejtësisë. Jepu të gjithë fëmijëve të Hyjit Hiret për ta pranuar Paqen Tënde, në mënyrë që dashuria dhe harmonia të lulëzojë; që dashuria për Hyjin të triumfojë mbi të ligën dhe që shpirtrat të mund të shpëtohen prej korruptimit të falsiteteve, mizorisë dhe ambicieve të liga. Le të mbretërojë paqja mbi të gjithë ata që i përkushtojnë jetët e tyre tek e Vërteta e Fjalës Tënde të Shenjtë dhe mbi ata që nuk të njohin Ty fare. Amen.

Lutje ditore bazë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *